Rruga rajonale Malishevë-Kijevë, e cila shtrihet në një gjatësi prej rreth 12 km, ka shkaktuar vështirësi të konsiderueshme për qarkullimin e veturave.
Ekipi i Telegrafit e ka përshkruar këtë rrugë dhe ka vërejtur se veturat përballen me shumë pengesa, përfshirë gropa të thella, çarje në asfalt dhe gunga të rrezikshme.
Për të marrë informacion më të detajuar mbi këtë situatë, Telegrafi ka dërguar pyetje në Ministrinë e Infrastrukturës për të kuptuar nëse ekziston ndonjë plan për rregullimin e plotë të kësaj rruge.
Për më shumë shikoni videon më poshtë: