Telegrafi

Gropа ku u mbytën dy vëllezërit në Çair ende është e hapur, Prokuroria ende mbledh dëshmi

Ka një muaj që kur vdiqën dy vëllezërit në Çair për shkak të rrëshqitjes së dheut, ndërsa Prokuroria Publike e Shkupit ende mbledh dëshmi për rastin. Prokurori publik menjëherë doli në vendin e ngjarjes, por nga Prokuroria thonë se ende po punohet për rastin.

“Prokuroria Publike e Shkupit pranoi raportin nga Ministria e Punëve të Brendshme në lidhje me këtë ngjarje. Më pastaj, nga prokurori publik u dhanë disa urdhra për mbledhjen e informacioneve nga institucione të ndryshme për vërtetimin e gjendjes faktike. Pas përfundimit të dokumentimit të plotë, nëse sigurohen dëshmitë relevante për kryerje të veprës penale, Ministria e Punëve të Brendshme është e obliguar të dorëzojë padi penale në Prokurori”, thonë nga Prokuroria për “A1on”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Tragjedi në Çair, dy persona vdesin në vendin e punës (Video)

Tashmë një muaj gropa nuk është mbuluar dhe nuk ka as shenja parandaluese. Në afërsi ka tokë dhe begaton nga parkting ku gropohej kanali.

Komuna e Çairit, të njëjtën ditë kur ndodhi aksidenti, njoftoi se investuesi nuk ka pasur leje ndërtimi për punët ndërtimore që ishin filluar të shtunën./Telegrafi/