Ka një muaj që kur vdiqën dy vëllezërit në Çair për shkak të rrëshqitjes së dheut, ndërsa Prokuroria Publike e Shkupit ende mbledh dëshmi për rastin. Prokurori publik menjëherë doli në vendin e ngjarjes, por nga Prokuroria thonë se ende po punohet për rastin.
“Prokuroria Publike e Shkupit pranoi raportin nga Ministria e Punëve të Brendshme në lidhje me këtë ngjarje. Më pastaj, nga prokurori publik u dhanë disa urdhra për mbledhjen e informacioneve nga institucione të ndryshme për vërtetimin e gjendjes faktike. Pas përfundimit të dokumentimit të plotë, nëse sigurohen dëshmitë relevante për kryerje të veprës penale, Ministria e Punëve të Brendshme është e obliguar të dorëzojë padi penale në Prokurori”, thonë nga Prokuroria për “A1on”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tashmë një muaj gropa nuk është mbuluar dhe nuk ka as shenja parandaluese. Në afërsi ka tokë dhe begaton nga parkting ku gropohej kanali.
Komuna e Çairit, të njëjtën ditë kur ndodhi aksidenti, njoftoi se investuesi nuk ka pasur leje ndërtimi për punët ndërtimore që ishin filluar të shtunën./Telegrafi/