Telegrafi

Grooveshark në uebin mobil

Aplikacioni i ri për ueb do të përdorë avantazhet që ofron HTML5, ndërsa kompatibiliteti do të sigurohet për pjesën më të madhe të smartphonëve dhe tabletëve, si dhe me pesën më të madhe të shfletuesve mobil të internetit. Sipas fjalëve të zyrtarëve nga Grooveshark, në këtë mënyrë dëshirojnë që të jenë në dispozicion për një numër sa më të madh të shfrytëzuesve.

Grooveshark është i përballuar me paditë nga shtëpitë e mëdha muzikore – Sony, Universal dhe Warner, të cilat pohojnë se shërbimi nuk ka të drejtë të bëj ndarjen e muzikës në mënyrën në të cilën e bën atë. Shtëpia botuese EMI, e cila fillimisht arriti marrëveshje me Groovesharkun, prapëseprapë i paditi ata. Arsyeja – për tri vite Grooveshark nuk pagoi – asgjë. /Telegrafi/