Site icon Telegrafi

OQM: Manifesti e mbështet karakterin unitar të Maqedonisë

Opsioni Qytetar Maqedonas (OQM) kumtoi se e mbështet manifestin e shpallur ditë më parë nga OBRM-PDUKM-ja. Nga OQM thonë se manifesti e pasqyron orientimin euroatlantik të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Manifesti qartë e pasqyron orientimin tonë euroatlantik, sepse konsiderojmë se i ndajmë të njëjtat sisteme me vlerë me shtetet perëndimore. Manifesti e mbështet karakterin unitar rë Maqedonisë dhe pandryshueshmërinë e Kushtetutës në bazë të pazarllëqeve politike. Veçanërisht për ne është e pranueshme pjesa e largimit të agjendave të huaja dhe dënimi i përzierjes në punët e brendshme të shtetit nga ana e çdo qeverie të huaj ose përfaqësuesve të tyre”, thuhet në kumtesën e OQM-së

Në fund ata theksojnë se për herë të parë në këtë dokument promovohet dialogu i pushtetit me opozitën, në kuadër të institucionet të sistemit për çështjet kyçe nga interesi personal./Telegrafi/

Exit mobile version