Telegrafi

Grkovska: Pavarësia në sistemin gjyqësor nuk do të thotë asnjë përgjegjësi

 

Zëvendëskryeministrja Sllavica Grkovska sot reagoi pas vendimit të Gjykatës së Apelit ku shfuqizohet vendimi i Gjykatës së shkallës së parë në lëndë gjyqësore “Shënjestra – Fortesa”.

Ajo shprehet e shqetësuar nga vendimi i Gjykatës së Apelit, ndërsa thekson se në këtë lëndë gjyqësore janë përgjuar mijëra qytetarë.

“Më shqetësuese është lajmi se lënda mund të vjetërsohet. Gjykata e Apelit e ka për detyrë që të shpjegojë në mënyrë transparente dhe të detajuar vendimin ku ka dyshime se nuk zbatohet sundimi i së drejtës dhe barazisë para ligjit. Disa herë thash se pavarësia e gjyqësorit nuk do të thotë asnjë përgjegjësi”, tha ajo.

Grkovska i bëri thirrje Gjykatës së Apelit të shpejgojë vendimet e marra./Telegrafi/