Zv. kryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska sot ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në Këshillin drejtues, as në negociatat me “Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D.
“Atë e udhëhiqte një përbërje krejtësisht tjetër e Këshillit drejtues dhe nuk isha në vend kur u shqyrtua marrëveshja në seancën e Qeverisë”, tha Grkovska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, se pse, nëse ishte në Komitetin Drejtues dhe e njihte përmbajtjen e Marrëveshjes me Konsorciumin Amerikano-Turk, nuk e paralajmëroi Qeverinë se projekti do të kushtonte shumë më tepër.
“Vlerësimi i përgjithshëm për përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Kundër Korrupsionit i referohet të gjitha institucioneve që kanë detyrime në Strategjinë Kombëtare për luftën kundër korrupsionit. Nuk është vetëm Qeveria, është Kuvendi dhe institucionet tjera që duhet të marrin përgjegjësinë për përmbushjen e obligimeve të tyre shumë më seriozisht dhe me shumë përkushtim”, tha Grkovska në pyetjen e një gazetari.