Telegrafi

Grkovska: Joveski nuk duhet të jetë gjyqtar kushtetues, nuk i ka kryer detyrat

“Kam qëndrimin tim lidhur me propozimin për avancimin e prokurorit publik të Republikës Ljubomir Joveski në pozitën e gjyqtarit kushtetues dhe nuk mendoj se ai duhet të jetë gjyqtar kushtetues”, tha zv. kryeministrja për politikat për qeverisje të mirë, Sllavica Grkovska.

Grkovska mendon se nuk duhet të jetë gjyqtar kushtetues për shkak të detyrave të paplotësuara të asaj zyre.

“Mendoj se në atë pozitë nuk e ka arritur atë që është dashur si prokuror publik i republikan dhe nuk shoh arsye pse do të ketë mundësi të vazhdojë karrierën si gjyqtar kushtetues”, theksoi Grkovska./Telegrafi/