Zëvendëskryeministrja Sllavica Grkovska u shpreh se “Dixhitalizimi i shërbimeve publike është prioritet kyç i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, është parakusht për ndërtimin e institucioneve transparente dhe të përgjegjshme dhe shërbime publike cilësore që do t’i plotësojnë nevojat e qytetarëve”.
Ajo thotë se se legjislacioni i BE-së dhe orientimet strategjike në fushën e dixhitalizimit dhe shkëmbimit të të dhënave janë një bazë e mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor, por sipas Grkovskës, ato duhet të përshtaten me kushtet e brendshme.
“Përvoja evropiane, si dhe legjislacioni i tyre, është shumë i rëndësishëm si bazë e përbashkët për krijimin e politikave të brendshme. Por duhet të kemi parasysh se shoqëritë tona janë në nivele të ndryshme, pra janë në pikënisje të ndryshme për të arritur të njëjtat qëllime. Është e rëndësishme që të ketë ligje që do të jenë të zbatueshme dhe që do të japin rezultate serioze në shoqëri. “Nuk duhet të jetë vetëm kopjimi, përkatësisht kopjimi i ligjeve evropiane, pa pasur mundësi të aplikohet për shkak të rrethanave të ndryshme në shoqërinë tonë”, tha Grkovska.