Telegrafi

Griselda pranon mashtrimin

Para prokurorëve të Krimeve të Rënda, 28 vjeçarja ka pranuar se denoncimi i bërë në polici për rrëmbimin dhe marrjen e fëmijës ka qenë një mashtrim i saj.

Ajo është marrë në pyetje në këtë prokurori për rreth 2 orë e gjysmë, kohë gjatë të cilës ajo ka rrëzuar dëshminë e parë të bërë gjatë denoncimit.

Ajo ka pohuar se nuk e kanë rrëmbyer dhe se nuk ka qenë asnjëherë shtatzanë, por se rrëmbimi i saj si dhe marrja e fëmijës së porsalindur e janë sajuar nga vetë ajo.

Në këtë dëshmi, Griselda Roshi ka qenë e shoqëruar nga një psikologe për shkak të gjendjes jo të mirë mendore, raportoi Panorama./Telegrafi/