Mesfushori i Ballkanit, Nazmi Gripshin e ka vlerësuar lartë kundërshtarin e sotëm Slavia Pragën.
Duke folur për emisionin “Zona Gol” në “SuperSport” përpara ndeshjes, mesfushori theksoi se ndonëse ka ende edhe dy vite kontratë me Ballkanin, po shpreson të lëvizë jashtë.
Paraqitja e skuadrës deri tani në Ligën e Konferencës? – “Skuadra ka bërë shumë ndeshje të mirë në Turqi ndaj Sivasspor. Këtu prapë kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Mendoj se pas disa rasteve të humbura Sivasspor e mori situatën në dorë. Ekipi është në formë shpresoj të bëjë një ndeshje të mirë. Për rikthimin shpresoj sapo të jem në formë do rikthehem.”
E prisje që do arrije deri këtu? – “Qëkur firmosa ishte Ilir Daja që më bindi, edhe Presidenti që donte të isha pjesë e Ballkanit. Cilësinë e kemi dhe eksperiencën. Shpresonim të bëjmë mirë, por që të hynim në grup jo vetëm unë po asnjë nuk e ka menduar këtë gjë.”
Ke edhe dy vite kontratë, a po mendon të shikosh për jashtë? – “Kushdo që jep maksimumin te ky ekip besoj se e do një ekip jashtë, por për sa jemi pjesë e Ballkanit shpresoj të japim maksimumin për Ballkanin.
Diferenca e kampionateve në Shqipëri dhe Kosovë? – “E ndjek Superligën e Shqipërisë, ndërsa në Kosovë besoj ka pak probleme me terrenet, kjo është diferenca, por për cilësi besoj se është rritur nga futbollistët që vijnë nga kampionati i Shqipërisë”.
Slavia Praga si ju duket? – “Kundërshtari është më i vështiri që kemi në grup, buxheti i lartë dhe lojtarët me eksperiencë, duhet të bëjmë detyrat që na ka caktuar trajneri dhe shpresoj të bëjmë një paraqitje të mirë”.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Slavia Pragës nis në orën 21:00 në “Fadil Vokrri”. /SS/