Gripi sezonal ka marrë hov dhe ka regjistruar disa të sëmurë nëpër shumë qytete të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në periudhën prej 31 tetor deri më 6 nëntor këtë vit janë regjistruar gjithësejt 89 të sëmurë nga gripi, që është dy herë më shumë se dy javë më herët.
Numri më i madh i pacientëve është regjistruar në qytetin e Tetovës me rrethinë të cilët kanë marrë shërim në Shtëpinë e shëndetit në Tetovë./Telegrafi/