Telegrafi

Gripi sezonal ‘kap’ edhe Juliana Pashën (Foto)

Shumë artistë së fundmi kanë treguar përmes rrjeteve sociale se gjendja e tyre shëndetësore nuk është edhe aq e mirë, ndonëse me ardhjen e festave duhet që zëri i tyre të jetë në formë të shkëlqyer, për shkak edhe të koncerteve të shumta që kanë.

E kapluar nga gripi sezonal së fundmi ka qenë edhe këngëtarja Juliana pasha, e cila përmes rrjeteve sociale SnapChat dhe Instagram, u ka bërë të ditur fansave të saj se nuk është dhe aq mirë me shëndet.

Lexo po ashtu Përdori shumë antibiotikë, kjo është gjendja shëndetësore e Flaka Krelanit (Foto)

Në fotografi ajo shfaqet duke mbajtur kokën me dorë, gjersa në përshkrimin e fotografisë shkruan: “Eh gripi!”.

Juliana Pasha sëmuret nga gripi sezonal. Foto nga InstaStory/SnapChat.

Urojmë që gjendja e saj shëndetësore të përmirësohet, teksa në një gjendje të tillë kanë qenë para pak ditësh edhe këngëtaret Flaka Krelani dhe Dafina Zeqiri. /Telegrafi/