Shumë artistë së fundmi kanë treguar përmes rrjeteve sociale se gjendja e tyre shëndetësore nuk është edhe aq e mirë, ndonëse me ardhjen e festave duhet që zëri i tyre të jetë në formë të shkëlqyer, për shkak edhe të koncerteve të shumta që kanë.
E kapluar nga gripi sezonal së fundmi ka qenë edhe këngëtarja Juliana pasha, e cila përmes rrjeteve sociale SnapChat dhe Instagram, u ka bërë të ditur fansave të saj se nuk është dhe aq mirë me shëndet.
Në fotografi ajo shfaqet duke mbajtur kokën me dorë, gjersa në përshkrimin e fotografisë shkruan: “Eh gripi!”.
Urojmë që gjendja e saj shëndetësore të përmirësohet, teksa në një gjendje të tillë kanë qenë para pak ditësh edhe këngëtaret Flaka Krelani dhe Dafina Zeqiri. /Telegrafi/