Gjavës së fundit (nga 5 shkurti deri më 11 shkurt) në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 2.964 të sëmurë nga gripi, që është rritje për 48 për qind në krahasim me javën para saj kur ishin regjistruar 2.001 persona të sëmurë, theksohet në raportin Institutit për Shëndet Publik.
Në lidhje me sezonin e fundit kur u regjistruan 386 të sëmurë, ekziston rritje të numrit për 7,7 herë të numrit të të sëmurëve në javën e gjashtë të vitit.
Numri më i madh i të sëmurëve – 1.650 janë paraqitur në grupin më të madh të moshës prej 15-64 vjeç, ndërsa te fëmijët e moshës 5-14 vjeç ka 327 raste në 100.000 banorë.
Këtë javë numri më i madh i personave të sëmurë – 326 janë paraqitur nga rajoni i Gostivarit, ndërsa incidenca më e lartë 576,5 në 100.000 banorë është regjistruar në rajonin e Dibrës./Telegrafi/