Telegrafi

Gripi i derrave e zvogëloi çmimin e naftës nën 50 dollarë për barel

Analisti energjetik i "Petromatriks", Oliver Xhejkob vlerëson se pandemia eventuale globale e gripit të derrave do të kishte ndikim të madh ndaj kërkesës së naftës.

Analisti i "Argus Media", Xhejson Fir mendon se gripi i derrave do të mund në mënyrë plotësuese ta zvogëlojë aktivitetin ekonomik global, i cili edhe ashtu është zvogëluar si pasojë e krizës botërore.

"Pyetje kryesore është kur aktiviteti ekonomik do të rritet, që do të ketë ndikim ndaj naftës", deklaroi Fir.

Lirimi i sotëm i naftës vjen pas paralajmërimit të djeshëm të Organizatës së shteteve eksportuese të naftës (OPEK), se çmimet e tashme të energjensit janë të pamjaftueshme për mbulesën e harxhimeve investuese të prodhuesve të naftës.