Telegrafi

Gripi gjatë shtatzënisë shton rrezikun për autizëm te fëmija

Hulumtimi është bërë në nënat e rreth 97.000 fëmijëve nga mosha tetë deri në moshën 14-vjeçe, të lindur midis viteve 1997 dhe 2003. Autizmi ishte diagnostikuar vetëm tek 1% e fëmijëve të tyre, përkatësisht tek 976 vogëlushë.

Gjatë studimit ishte vërtetuar se as problemet e buta apo më të rënda respiratore apo problemet me sinusit, e as infeksionet urinare, gjenitale, episodet e shkurta të temperaturës apo marrja e antibiotikëve nuk shtojnë rrezikun për të lindur apo për të pasur një fëmijë me autizëm.

Mirëpo, fëmijët, nëna e të cilëve gjatë shtatzënisë kishte grip dy herë më shumë ishin të rrezikuar nga autizmi, ndërsa ato nëna të cilat para javës së 32 të shtatzënisë kishin temperaturë të lartë për më shumë se shtatë ditë tri herë më shumë ishin të rrezikuar nga autizmi.
/Telegrafi/