Telegrafi

Gripi gjallëron biznesin

Aksionet e kompanive të njohura të prodhimit të ilaçeve kanë shënuar një rritje të ndjeshme, ditët e fundit si pasojë e kërkesës së lartë për to.

Investitorët mendojnë se nga këto shoqëri do të prodhohet edhe vaksina kundër virusit. Nëse kjo do të vërtetohet atëherë çmimi i aksioneve të këtyre kompanive, sipas eksperteve pritet të ketë një rritje të fortë.

Ndaj investitorët po nxitojnë t’i paraprijnë kësaj situate pasi shohin mundësira të mëdha fitimi. Aksionet e “GlaxoSmithKline”, e cila prodhon ilaçin antigrip "relenza", u rriten me 7.6 për qind të hënën. Edhe aksionet e kompanisë zviceriane, "ROG", e cila prodhon antiviralin "Tamiflu", u rriten menjëherë me 4 për qind.

Por rritjen me të fortë e kanë patur aksionet e kompanisë amerikane “Novavax”, e cila që nga viti 2005 e ka kthyer prodhimin e vaksinave antigrip si aktivitetin kryesor të saj.

Vlera e aksioneve me bazë në Maryland, kërceu me 80 për qind brenda pak orësh. Vetë kompania amerikane ka bërë të ditur se po teston një metodë të re, e cila do t’i mundësojë asaj të prodhojë vaksinën kundër gripit të derrit brenda 3 muajsh, ndaj dhe investitorët po i shohin aksionet e saj si një mundësi e artë përfitimi. /Telegrafi/tch/