Epidemia gripale dhe i ftohti që ka mbërthyer Shqipërinë, do të mbajë mbyllura shkollat, kopshtet dhe universitetet edhe për një javë tjetër.
Pas takimit të Shtabit të Emergjencave të zhvilluar sot, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar shtyrjen e rifillimit të procesit arsimor deri në datën 16 Janar.
Kjo është shtyrja e dytë e mësimit për këtë vit.
Edhe Këshilli i Ministrave vendosi sot të japë pushim për punonjësit e administratës nga data 9 deri më 14 Janar.
Përfiton një prej prindërve që kanë fëmijë të mitur dhe që frekuentojnë arsimin parashkollor dhe atë fillor.
Këshilli i Ministrave u bën thirrje edhe punëdhënësve privatë të trajtojnë me pushime prindërit me fëmijë të mitur./tvklan/