Kurba e infeksioneve respiratore ka filluar të shënojë ngritje. Në javën e parë të vitit 2025 janë raportuar afro 11 mijë raste me infeksione respiratore të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes.
Por ndërkohe kjo shifër është edhe më madhe pasi shumë nga qytetarët nuk shkojnë tek mjeku dhe nuk hyjnë në shifrat e raportimeve, shkruan Top Channel.
Në Institutin e Shëndetit Publik thonë se ndonëse në disa vende të Evropës ka rritje të numrit të personave të prekur nga gripi, në Shqipëri nuk predominon gripi.
Nga të dhënat e Institutit të Shëndetit publik raportohet se krahas virozëve të shumta në vend qarkullon virusi i gripit, virusi respirator sincicial.
Predominon Virusi respiratorë sincicial i cili shkakton jo vetëm temperature të lartë por prek mushkëritë duke shkaktuar bronkolite deri në pneumoni të rënda.