Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud, thotë se ai do të mund të përshtaste lojën e tij me menaxherë si Jose Mourinho dhe Antonio Conte.
Francezi ka kaluar pesë vitet e fundit në Emirates me Arsene Ëengerin, i cili tash është nën presion për shkak të mungesës së rezultateve.
“Si ide, pse jo?, thotë Giroud kur pyetet nëse do të mund të luante nën drejtimin e Contes ose Mourinhos.
“Secila eksperiencë është e mirë për t’u përjetuar, unë do të përshtatesha shumë”.
“Te Montpellieri në vitin 2012 Rene Girard ishte me mentalitet luftarak, dikush që lufton dhe brohoret non stop. Ne ishim kampionë të Francës me të”, deklaroi Giroud. /Telegrafi/