Telegrafi

Grinspen: Kam gabuar në gjykimin e situatës ekonomike

Përllogaritjet paraprake tregojnë se ekonomia amerikane pati një rënie prej tre të dhjetash të një përqindëshi në periudhën Korrik-Shtator 2008. Ekonomistët kishin parashikuar një rënie prej 5 të dhjetash. Por raporti i Departamentit të Biznesit njoftoi se shpenzimet e amerikanëve pësuan rënien më të madhe në gati 30 vjet.
Ekonomia ka pësuar edhe një rënie tjetër në fund të vitit 2007 përveç rënies së tanishme që prej reçesionit në vitin 2001.

Recesioni është një situatë ekonomike kur prodhimi i përgjithshëm vendas GDP bruto pëson ulje për të paktën 6 muaj rresht. GDP-ja është vlera e përbashkët e të gjitha prodhimeve dhe shërbimeve kombëtare të një vendi.

Kohët e fundit shumë banka qendrore nëpër botë kanë ulur normat e interesit nga frika e një recesioni në shkallë botërore. Ditën e mërkurë, Banka Qendrore amerikane uli normën afatshkurtër të interesit në 1%, vlera më e ulët që prej vitit 2004.

Në atë kohë, Alen Grinspen ishte Drejtori i Bankës Qendore amerikane. Kritikët thonë se mbështetja e zotit Grinspen për kredi me kosto të ulët si dhe qëndrimi i tij kundër shtimit të mekanizmave të kontrollit kontribuan në rritjen e çmimit të shtëpive.

Ish drejtori i Bankës Qendrore amerikane mendoi se huadhënësit e kuptonin rrezikun financiare më mirë se rregullatorët qeveritare. Por pikërisht kreditë me rrezik të lartë nxitën problemet me pagesat e kredive të shtëpive.

Javën e kaluar, Komisioni për Kontroll dhe Reformë Qeveritare i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara e ftoi zotin Grinspen për një dëgjesë në lidhje me krizën financiare. Kryetari i Komisionit, Henri Wexmen e pyeti zotin Grinspan mbi vendimet e tij në të kaluarën në lidhje me mbikqyrjen e tregjeve financiare.

Zoti Grinspan pranoi se pjesërisht ky mund të ketë qënë gabimi i tij, por mbroi idenë e derivateve që janë disa nga prodhimet financiare më të komplikuara. Sipas zotit Grinspan gjithsesi kishte probleme të mëdha me të ashtuquajturat “kredi të shkëmbyeshme” të cilat përdoren nga blerësit si formë sigurie ndaj rritjes së vlerës së borxheve të tyre.

Pikërisht këto lloj kredish e çuan kompaninë e madhe të sigurimeve AIG drejt falimentimit. Një hua qeveritare mundësoi që kompania të shmangte falimentimin.

Kryetari i Komisionit Henri Uekxmen kërkoi me ngulm nga ish drejtori Grinspen se cili kishte qënë gabimi i tij në këtë rast.

Zoti Grinspan u përgjigj duke thënë se ai kishte menduar gabimisht se organizmat financiare si banka apo të tjera kishin interes për të mbrojtur klientët e tyre dhe do të vepronin siç duhej për të mbrojtur interesat e tyre.

Besimi i konsumatorëve i cili tregon sesi ndjehen amerikanët mbi ekonominë e tyre ka arritur ndërkaq shifrat më të ulëta në të paktën 40 vitet e fundit. /WOA/