Jack Grealish është quajtur ‘Peaky Jack’ nga disa bashkëlojtarë të Manchester Cityt pas grindjes së tij të ashpër me Stefan Savic gjatë dy ndeshjeve ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.
Grealish dhe Savic u përplasën për herë të dytë në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, gjithçka kishte nisur gjatë ndeshjes së parë kur Savic dhe Grealish patën disa duele dhe shkëmbyen shumë fjalë mes vete.
Mbrojtësi malazez, 31-vjeç, e ka sulmuar Grealish duke i thënë: “Do të të shihemi në Madrid”, por anglezi u përgjigj se mezi priste ndeshjen e dytë dhe se nuk kishte frikë nga askush.
Sherri ishte një pikë diskutimi mes lojtarëve të Cityt pas ndeshjes së parë, të cilën njerëzit e Pep Guardiolës e fituan 1-0 nga goli i Kevin De Bruyne.
Sipas The Mirror, që atëherë, disa shokë të skuadrës e kanë quajtur Grealishin si ‘Peaky Jack’ në lidhje me shfaqjen televizive të suksesshme ‘Peaky Blinders’ rreth një bande të vështirë të vendosur në qytetin e Birmingham.
Në barazimin 0-0 në stadiumin Wanda Metropolitano në kryeqytetin spanjoll në ndeshjen e kthimit ishte gjithashtu situata e tensionuar dhe përfundoi me polemika.
E gjitha nisi pas një ndërhyrje të Felipes ndaj Phil Foden, ku mbrojtësi i Atleticos përfundoi duke u larguar me të kuq, pasi kjo ndërhyrje shkaktoi përleshje të madhe.
Savic u vërsul ndaj Foden pastaj dhe kjo bërë që aty të përfshihen rreth 20 lojtarë nga të dyja skuadrës, gjatë së cilës Grealish ofendoi Savicin, i cili u përgjigj duke i shkulur flokët anglezit.
Lojtari i Atleticos u ndëshkua pas një ndërhyrjeje në VAR dhe më pas shkoi të gjente Grealish në tunel pas ndeshjes në mënyrë që të përpiqej të sqaronte armiqësitë. Malazezi i tërbuar u ndal vetëm nga disa shokë të ekipit pasi u përfshi edhe policia. /Telegrafi/