Gruaja Myrtebeh Braho, 60-vjeçe, ka marrë plagë të rënda nga bashkëshorti Skender Braho, 70-vjeç. Aktualisht 60-vjeçarja ndodhet në gjendje tepër të rëndë shëndetësore në spitalin e Korçës.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e motiveve të grindjes, ndërsa autori është larguar në drejtim të paditur./Telegrafi/