Site icon Telegrafi

Grindet me të dashurin, shtetasja italiane përplas foshnjën për tokë brenda korridorit të hotelit në Rumani

Një grua nga Italia ka përplasur për tokë foshnjën e saj në korridorin e një hoteli pas një zënke që kishte pasur me të dashurin, duke i shkaktuar foshnjës lëndime serioze që është dërguar në repartin e kujdesit intensiv.

Kjo nënë e paemëruar që po qëndronte në një hotel në Rumani pasi kishte ngecur në këtë vend pas bllokimit si rezultat i coronavirusit, ka hedhur në tokë foshnjën pas grindjes me partnerin, transmeton Telegrafi.

Incidenti është kapur nga kamerat e sigurisë brenda hotelit në qytetin Timisoara në pjesën perëndimore të Rumanisë, ku kjo nënë ishte akomoduar dhe kishte qëndruar prej javësh pas izolimit të vendit nga COVID-19.

Mediat lokale raportojnë se foshnja kishte lindur para kohe, dhe vazhdon të qëndrojë e shtrirë në repartin e kujdesit intensiv. Besohet se kjo nënë nga Lombardia ishte nervozuar që kishte ngecur në Rumani, ku ky qëndrim i kishte kushtuar shtrenjtë në hotel.

Me të parë se çfarë kishte ndodhur, pushuesit tjerë të hotelit kishin telefonuar që menjëherë ishin shfaqur në vend të ngjarjes duke prangosur italianen. /Telegrafi/

&

Exit mobile version