Site icon Telegrafi

Grimosuni si Demi Moore!

Grimi i mirë, në fakt, mund të fshehë shumë të meta. Mund ta krijojë iluzionin e vëllimit aty ku lëkura ka kohë që e ka humbur freskinë, mund t’i bëjë sytë që të duken më të mëdhenj, mund t’i maskojë tepër mirë rrudhat…

Krahas grimit glamuroz, shkon edhe llaku glamuroz i thonjve. Në koleksionin e ri, "More by Demi", do të gjeni gjashtë nuanca të reja të llakut. E, kur gjatë këtij procesi, përdoren ngjyrat e forta, atëherë çdo femër mund të duket si aktore. Të gjitha këto mjeshtëri i ka përdorur edhe ekspertja e grimit që përkujdeset për pamjen e aktores Demi Moore.

Se për çfarë mjeshtërish bëhet fjalë, na tregon ekspertja e grimit, e cila përkujdeset për pamjen e Demit. Ajo thotë se bëhet fjalë për një paletë të tërë të pigmenteve më të theksuara deri tani, ku të gjitha preparatet e hidratojnë dhe ushqejnë lëkurën:

• Buzëkuqi i kuq e tërheq lart fytyrën. Me të do të dukeni të paktën 20% më e re.
• Bojëkuqi me tone të ngrohta, sikur që është e kuqja e koraleve, apo ngjyra e kajsisë, freskon tenin dhe ia kthen atij hijeshinë.
• Hijet e ndritshme nën skajin e jashtëm të vetullave i tërheqin vizualisht lart kapakët e syve.
• Ngjyra e kaltër në kapakun e poshtëm neutralizon sklerat e verdha të syve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version