Site icon Telegrafi

Grimi i Vitit të Ri për sy të gështenjtë

Një dozë dopamine është ajo që ne të gjithë kemi nevojë dëshpërimisht

Nata solemne është rasti që fytyrën tuaj ta shndërroni në kanavacë eksperimentesh.

Provoni që grimi të jetë më i hareshëm seç jeni mësuar në jetën e përditshme.

Nuancat e ngjyrave neoni dhe metalike, buzëkuqi i ndezur dhe shkëlqimi i njomë janë perfekt për sytë e gështenjtë, transmeton Telegrafi.

Hijesimi rozë

Rroftë trendi barbikor, i cili është i njohur gjatë gjithë vitit. Notat rozë në grim janë mënyra e shkëlqyeshme që të sillni pak flirt në veshje.

E duam këtë ide me efektin e shkëlqimit – thjesht aplikoni hijen rozë në formën e dëshiruar dhe pastaj linjën e kapakut të syrit plotësojeni me zirkon.

Shigjeta në ngjyrë elektrike

Linja e syve e ndritshme është një shfaqje e guximshme. Një vajzë e tillë flet në mënyrë të drejtpërdrejtë për guximin e vet, për humorin e lehtë, gatishmërinë e eksperimentimit. Ato që kanë sy të gështenjtë duhet të lozin me nuanca neoni siç janë ultramarina apo e portokallta. Shigjeta do të jetë e hollë apo e trashë, varësisht nga ajo sa efekt të fuqishëm dëshironi të prodhoni.

Aplikoni lapsin apo xhelin përgjatë vijës së qerpikëve me lëvizje lart deri në këndet e jashtme. Përfundoni me disa shtresa maskare për vëllim.

/Telegrafi/

Exit mobile version