Telegrafi

Grimi shqetësues, që po u shkakton shikuesve turbullira (Video)

Një artiste grimi nga Tajlanda, ka fascinuar dhe shqetësuar në të njëjtën kohë, me mënyrën e saj të grimit që japë një lloj iluzioni optik.

Monticha Sriyoschati e ka hedhur në Instagram një video, ku tregon se si ia ka lyer fytyrën modeles.

Ajo ia ka vizatuar vajzës edhe katër palë sy, si dhe dy palë buzë, që japin një pamje të pazakontë.

Shikoni në videon e plasuar më poshtë, momenti kur modelja rrotullon sytë e saj, teksa sytë e vizatuar qëndrojnë palëvizur, transmeton Telegrafi.

“Po më shkakton turbullira kur po e shikoj”, është një nga komentet që ka marrë shumë pëlqime. /Telegrafi/