Gjurma e xhixhave që ndjek linjën e vetullave tuaja bash mbi kapakun e syve, ndihmon që të definohen linjat e fytyrës dhe i japin karakter të caktuar.
Duken mrekullueshëm si detaj në vetulla natyrale, sepse ndjekin formën e tyre dhe i bëjnë edhe më të theksuara.
Për këtë trend beauty mendoni si për ajlander dhe teknikën cat eye për vetulla.
Thjesht, kjo është mënyra e përsosur që t’i theksoni, transmeton Telegrafi.
Mënyra më e thjeshtë të provoni këtë teknikë është që bash nën vetulla të vizatoni linjën me laps ngjyrë metalike (varësisht nga nuanca e xhixhave të cilat i zgjidhni) dhe pastaj me brushë në mënyrë të barabartë e qitni xhelin e hijesimit me xhixha, por mund të provoni edhe me lapsin për xhixha me ngjyra.
Me këtë rast hijesimin shmangeni, mbase vetëm atë në variantin në lakuriq.
Do t’ju nevojiten: maskara, lapsi për vetulla dhe buzëkuqi. /Telegrafi/