Site icon Telegrafi

Grimi që të tregon më të madhe në moshë

Mos përdor shumë pudër
Gabimi më i madh i femrave është se mendojnë që sa më shumë krem pudër të përdorin, aq më shumë do ta rinojnë veten, por e vërtetë është e kundërta. Pudra, sado “të mbulojë” shenjat e pakëndshme të fytyrës, i jep asaj lodhje dhe bllokon poret, duke humbur në këtë mënyrë freskinë dhe natyralitetin. Këshillohet të përdorësh sa më pak pudër dhe një shtresë natyrale.

Shmang ngjyrat monotone
Shpeshherë, shumica e femrave janë të fiksuara në disa lloj tonesh neutralë, të cilave u qëndrojnë besnike, por ky është një veprim i gabuar. Ngjyrat dhe nuancat që nuk të thonë asgjë, mundohu t’i shmangësh, sepse të tregojnë më të madhe në moshë. Makijazhi duhet të ndryshojë herë pas here dhe është shumë e rëndësishme që të eksperimentosh gjithmonë. Përdorimi i ngjyrave të lehta në makijazh do të të ndihmojë të ndihesh më e freskët dhe më e re.

Mos përdor buzëkuq të errët
Edhe buzët e humbasin pjesë e tulit me kalimin e viteve, ndaj kur përdor ngjyra të errëta, nuk bën gjë tjetër, veçse i shton vetes edhe ca vite më shumë. Është mirë që të përdorësh ngjyra të lehta për të treguar freski dhe ëmbëlsi edhe në buzë.

Kujdes me lapsin e zi dhe rimelin
Lapsi i zi, prej kohësh nuk është më i aq i përdorur për grimi, madje thuajse i eliminuar. Zakonisht, kur sytë i lyen me laps të zi dhe, aq më tepër, nëse është i theksuar, pamja të tregon më të madhe dhe formën e syrit e zvogëlon. E njëjta gjë edhe për rimelin. Qerpikët bëhen më të hollë me kalimin e kohës, kështu që nëse i ngarkon me rimel, ata tentojnë të bien poshtë. Të japin një pamje të përgjumur dhe bëjnë që sytë të duken më të vegjël.

Mos harro kremin hidratant
Me kalimin e moshës, lëkura ka tendencë gjithmonë e më shumë të thahet, ndaj për ta eliminuar këtë, është mirë që të kujdesesh për ta mbajtur të hidratuar, shkruan revistaclass. Përdorimi i kremrave hidratantë është i nevojshëm jo vetëm gjatë ditës, por edhe gjatë natës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version