Labinota Pallaska
Profesoreshë e grimit
Të gjithë e dimë që grimi duhet t’i përshtatet moshës së personit si dhe stilit të tij. 20- vjeçaret mund të përdorin grim më të rëndomtë dhe të duken bukur, por edhe të grimohen në mënyrë joprofesionale dhe prapë të duken bukur.
Grimi i 20-vjeçareve lejon çdo gjë, por gjithsesi duhet të përshtatet me stilin e veshjes dhe të personit. Këtu lejohen nuanca më të ndezura dhe grim më i shprehur. Megjithatë, duhet pasur kujdes që grimi i ditës të dallohet nga i natës.
Ditën duhet pasur parasysh që vizëllimat të jenë minimale, me shumë hije "matte", ndërsa në mbrëmje mund të përdoren vizëllimat dhe buzëkuqi më i ndezur.
Kjo është mosha kur femrës i nevojiten kremra kundër akneve dhe alergjive të tjera. /Telegrafi/
Model: Vita Beqiri
Foto: Artan Korenica