Maskara nr. 1 për vjeshtë! Harroni grimin klasik dhe ngjyrat e mërzitshme për vjeshtë – ja cilën nuancë të maskarës të gjitha femrat do ta dëshirojnë ta bartin këtë sezon!
Maskara do të rrethojë sytë në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërkaq femrat më joshëse tashmë e kanë zgjedhur ngjyrën për vjeshtë.
Sytë janë pasqyrë e shpirtit, por edhe simbol i bukurisë dhe mjet joshjeje! Secila femër e di që tashmë ka gjetur transformimin perfekt të dukjes, nëse ka zgjedhur grimin e përshtatshëm për pjesën përreth syve, transmeton Telegrafi.
Trendët e rinj gjithsesi imponohen, mirëpo tani një trend i vjetër i grimit është bërë shumë i popullarizuar – maskara e kaltër.
Një hulumtim tregon që në Pinterest po shfaqen fotografitë e damave me maskara të kaltër dyfish më shumë në krahasim me vitin e kaluar, gjë që është shenjë e qartë që mënyra e këtillë e grimit është bërë trend kryesor për vjeshtë!
Në vend që të vendosni për grimin klasik dhe për maskarën e zezë, qitni në vjeshtë pak ngjyra dhe theksoni sytë.
Rregulla që maskara e zezë u përshtatet më mirë zeshkaneve këtë vit po zhduket, sepse biondet me qerpikë ngjyrë të kaltër, hijesim neutral dhe shkëlqim të tejdukshëm për buzë po pushtojnë rrjetet sociale.
Kur përdorni maskarën e kaltër patjetër duhet të jeni të kujdesshme me rastin e zgjedhjes së buzëkuqit dhe hijesimit.
Mirëpo, shumica e damave janë të gatshme për të rrezikuar, prandaj me guxim kombinojnë maskarën e kaltër me buzëkuqin e zjarrtë.
/Telegrafi/