Site icon Telegrafi

Grimi minimal

Gjatë spektaklit “Calvin Klein”, që u organizua me rastin e javës së modës në New York, Amy Adams e paraqiti efektin minimal me një lëkurë të pastër, me buzë me pak buzë kuq dhe me pak bojëkuq në faqe.

“Me flokët e saj të ndara në mes dhe me një fustan të mrekullueshëm me ngjyrë të bardhë, Amy u paraqit me dukjen ashtu siç kishte dëshiruar”, tha artisti që merret me dukjen e yllit, Stephen Sollitto.

Krijoni edhe ju një dukje të tillë, me pak buzëkuq në buzë dhe bojëkuq në faqe. Sollitto e kishte krijuar një skuqje me ngjyrë pjeshke, duke përzier dy forma të ndryshme për një efekt më të ndritshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version