Artistja e grimit, që jeton në Moskë të Rusisë, ka marrë peshq që zakonisht mbahen në akuariume dhe i ka vendosur në fytyrën e modeles.
Ky veprim sa i çuditshëm dhe i pa aplikuar më parë, ka marrë kritika të shumta.
Megjithëse fotografitë janë shpërndarë më se 25 mijë herë në Instagram, artistja është quajtur “një e marrë, që mbytë peshq pa arsye”.
Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve e kanë kritikuar ashpër Bulochkan, meqë i ka mbytur peshqit, për të bërë këto punime.
Mirëpo, artistja është arsyetuar duke thënë se ka përdorur vetëm peshq që kanë ngordhur vet.