Hapi i parë: Hidratoni fytyrën dhe sytë
Filloni me hidratimin e syve dhe më pas të fytyrës.
Hidratimi i lëkurës ndihmon në përhapjen e kremit pudër dhe tonit të syve.
Hapi i dytë: Aplikoni kremin pudër
Për një pamje sa më të rregullt, filloni me aplikimin e korrektorit. Në përgjithësi, nuk është e nevojshme që korrektorin ta përdorni në të gjithë fytyrën, por vetëm në zonat kritike. Më pas vazhdoni me aplikimin e kremit pudër, duke u siguruar që ta keni përhapur mirë në të gjithë fytyrën.
Rekomandohen ngjyrat pjeshkë ose rozë.
Hapi i tretë: Lyeni sytë
Si fillim, aplikoni në qepallat e syve produktin që nuk lejon rrëshqitjen e tonit të syve.
Për të qenë sa më efikasë, merrni një ton sysh natyral dhe përhapeni në të gjithë qepallën e sipërme. Më pas shtoni një ton sysh më të errët dhe me ndihmën e një peneli hapeni me kujdes. Realizoni penelin me shumë kujdes dhe në fund mos harroni rimelin.
Hapi i katërt: Vetullat
Me ndihmën e një lapsi për vetullat, filloni ta mbushni atë duke i dhënë një formë më të bukur. Më pas, me ndihmën e furçës, jepini asaj drejtimin e duhur.
Hapi i pestë: Buzët
Për ta mbyllur grimin festiv, nuk ju mbetet veçse të aplikoni një buzëkuq të kuq ose koral.