Site icon Telegrafi

Grimi ditor dhe i mbrëmjes gjatë verës

Ngjyra e kaltër e hijesimit mund t’u përshtatet edhe femrave sygështenjë edhe atyre sygjelbër.

Pas pudrës së lëngët qitni shkëlqyes në mollëza, në rrënjë të hundës, në maje të ballit dhe përgjatë nofullës, që do t’i japë ndriçim lëkurës së nxirë.

Me hijesim ngjyrë ari hijeso tërë kapakun.

Qit buzëkuq ngjyrë të zjarrtë, siç është në trend ngjyra rozë, mirëpo të kuqen reduktoje në minimum.

Grimit të lehtë ditor, buzëkuqi i zjarrtë i jep gjallëri, ndërkaq shkëlqimi i artë në sy dhe shkëlqyesi në fytyrë thekson shkëlqimin veror, transmeton Telegarfi. Për grimin e mbrëmjes bën vetëm me ngjyrën e syve ta plotësoni variantin ditor: bëri një rreth syrit me laps ngjyrë qielli të theksuar.

Kapakun plotësoje me hijesim ngjyrë të kaltër me pigmente ngjyrë vjollce. Me hijesim të shndritshëm në fund do të arrish kontrastin dhe do të theksosh thellësinë e ngjyrës së kaltër. Në buzë vetëm vër shkëlqim, ndërkaq në pjesët e hapura të lëkurës së fytyrës dhe të trupit shto pak më shumë grim.

Vera është stina e vetme kur mund të përdorësh hijesim të kaltër ose ultra të gjelbër. Grimi i lehtë ditor ngjallet me buzëkuq ngjyrë trëndafili, ndërkaq në mbrëmje të shndërrohesh në sirenë deti: sytë rrethakoji me laps ngjyrë të kaltër qielli dhe në kapakë vër hijesim të kaltër të errët dhe hijesim ngjyrë qielli.

Për ato që janë më pak të prira të bëjnë eksperimente, u mbetet maskaraja, buzëkuqi dhe shkëlqimi – të mjaftueshme për të theksuar tenin e nxirë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version