Në videon e plasuar në YouTube, blogerja e bukurisë që vjen nga Rusia, ka treguar për grimin që duhet bërë, për t’i ngjasuar Gigi Hadid.
Për këtë transformim, blogerja ka shfrytëzuar 11 produkte kozmetike dhe gjashtë brusha të ndryshme.
Ajo ka treguar se si duhet vepruar, për të bërë nofullat rrethore, mjekrën e rrafshët, vetullat e larta, si dhe sytë e vegjël që i ka Hadid, transmeton Telegrafi.
Shikoni në videon e plasuar më poshtë, se si mund të bëni një grim dhe t’i përngjani, njërës nga modelet më të pëlqyera për momentin.