Telegrafi

Grimes padit ish-partnerin Elon Musk për të drejtat prindërore të tre fëmijëve të tyre

Grimes ka paditur ish-partnerin e saj, Elon Musk, për një çështje që përfshin tre fëmijët e tyre.

E lindur si Claire Boucher, interpretuesja e “Genesis” paraqiti një ‘peticion për të krijuar marrëdhënie prindërore’ më 29 shtator në një gjykatë në Kaliforni, tregojnë të dhënat e publikuara nga Page Six.

Kërkesa synon që gjykata të identifikojë prindërit ligjorë të një fëmije kur ata janë të pamartuar.

Foto: Instagram

Ndonëse dokumenti i çështjes është publik, dosjet janë vulosur; megjithatë, nuk duket se bashkëthemeluesi i ‘Teslas’-s i është përgjigjur peticionit të Grimes.

Lexo po ashtu Elon Musk zbulon se është bërë baba për herë të 11-të

Ajo gjithashtu nuk ka kërkuar ende mbështetjen e fëmijëve ose të drejtat e kujdestarisë.

Foto: Instagram

Grimes, 35 vjeçe, dhe Musk, 52 vjeç, filluan të takoheshin në vitin 2018 dhe patën një lidhje sërish deri në shtator 2021, kur u ndanë përgjithmonë.

Fëmija i parë i tyre, një djalë i quajtur X Æ A-Xii, lindi në maj të vitit 2020 dhe ish-çifti mirëpritën në heshtje vajzën Exa Dark Sideræl, e njohur ndryshe si Y, nëpërmjet një surrogate në dhjetor 2021.

Foto: Instagram

Në shtator, u zbulua se themeluesi i SpaceX dhe Grimes kishin fshehurazi një fëmijë të tretë, një djalë të quajtur Techno Mechanicus, të cilin ata e kanë quajtur Tau. /Telegrafi/

Foto: Getty Images