Suzana Halili është një prej grimereve më të mira shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo përkujdeset për dukjen e shumë artistëve me famë botërore, ndërsa së fundi edhe yllin olimpik të notit, Michael Phelps, i cili në sirtarin e tij ka 28 medalje olimpike.
E këtë çast nuk ka bërë që Suzana mos ta ndaj me ndjekësit e saj në llogarinë personale të Instagramit.
“Ndjehem e bekuar që kam punuar me olimpistin më të suksesshëm në histori”, ka shkruar Suzana në Instagram. /Telegrafi/