Të gjithë e dinë tashmë hitin e padiskutueshëm “Despacito”.
Këngëtari i kësaj kënge, Luis Fonsi është bërë i njohur tashmë në gjithë botën, shkruan Telegrafi.
Ai ka krijuar me miliona fansat anë e mbanë planetit, gjersa është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale.
Fonsi bën mjaft kujdes në paraqitjet e tij, në të cilat tenton të duket gjithnjë bukur dhe atraktiv.
E njërën nga komponentët e dukjes, Luis ia ka besuar një grimereje shqiptare, e cila jeton në Washington.
Lyra Kryeziu, është grimerja kosovare, e cila në paraqitjen e fundit të këngëtarit është kujdesur për makijazhin e tij.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vet ajo, përmes një fotografie ë publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqej bashkë me këngëtarin e hitit “Despacito”.
“isha e nderuar ti beje make-up artistit Luis Fonsi”, ka shkruar ajo në grimerja Kryeziu në mbishkrimin e fotografisë.
Ndryshe, hiti i padiskutueshëm deri më tani numëron mbi 4.6 miliardë shikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/