Halloween është një festë vjetore që festohet çdo vit më 31 tetor.
Kjo festë për herë të parë është mbajtur në kohërat e lashta të fisit kelt të Samhainit, kur njerëzit ndiznin zjarre të mëdha dhe vishnin kostume për të shmangur fantazmat.
E kësaj ngjarje nuk kanë mundur t’i shmangen as shoqëria shqiptare, ku kjo festë po bëhet gjithnjë e më masovike vit pas viti.
Edhe Genta Ismajli është maskuar tejet interesant nga grimerja e njohur Sellma Kasumoviq, e cila njihet për mrekullitë dhe magjitë që realizon me personalitet e ndryshme.
Këngëtarja ka vendosur një pjesë të fytyrës me të zezë gjersa në kokë mban një kurorë mbretërore.
Gjithashtu në duar mban një kungull, i cili njihet si simbol i kësaj feste që quhet edhe si “Nata e shtrigave”.
Ndërkohë, Genta është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i publikon gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/