Telegrafi

Grimerja Sellma Kasumoviq tregon se si mund të fitoni një bursë pesëmijë euroshe për grimere dhe parukiere

Sellma Kasumoviq konsiderohet si një ndër grimeret dhe parukieret më të mira shqiptare.

Nëpër duart e artistes kanë kaluar shumë yje shqiptare të muzikës, artit dhe kulturës.

Por, grimerja ka treguar se si mund që një prej kursantëve të ndjek një shkollë profesionale të rregullimit të njerëzve.

Ajo përmes llogarisë personale ka shpërnda një njoftim, ku një person mund të fitoj pesë mijë euro në formë të bursës.

“Shkolla Profesionale Gjermane ndanë dy bursa me vlere prej 5000 euro për programin e grimit dhe të parukerisë. Programe këto te cilat kane instruktore të mirënjohur si Sellma Kasumoviq dhe Kaci Lleshi”, shkruan në njoftimin e publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Pas përfundimit të programeve ju do të pajiseni falas me certifikate të njohur ndërkombëtarisht.

Ndryshe, përzgjedhja bëhet në formë të rastësishme me datën 20 janar në ora 13:00. /Telegrafi/ ⁣