Site icon Telegrafi

Grimerja Marisol Bautista frymëzohet me këngët e Dhurata Dorës (Video)

Për një kohë të shkurtër këngëtarja Dhurata Dora ka arritur që me stilin e saj unik të bëjë për vete adhurues të shumtë.

Këngët ritmike të saj pëlqehen shumë nga audienca shqiptare, por jo vetëm. Po del se edhe ndërkombëtarët po e dëgjojnë Dhuratën, e madje edhe të famshmit.

Kështu ka vepruar edhe njëra ndër blogeret më të njohura në Instagram, Marisol Bautista e cila ka mbi 353 mijë ndjekës si dhe mbi 37 mijë në kanalin e saj në YouTube.

Në njërën nga videot e fundit që ka publikuar duke bërë grim, video të cilën e ka ripublikuar edhe Huda Beauty, në sfond dëgjohet kënga “Shume ON” nga Dhurata Dora.

Vlen të përmendet se në videon e publikuar ka komente të shumta rreth këngës, disa pyesin kush e këndon, e disa prej tyre janë adhurues të këngëtares, shkruan rtv21.tv.

Ndryshe, “Shume On” nga Dhurata u publikua në dhjetor të vitit të kaluar dhe ka mbi 29 mijë shikime në YouTube.

Exit mobile version