Fiona Abdullahu është një grimere e filmave, 21 vjeçare, dhe për momentin ndodhet në Prishtinë.
Studimet i ka përfunduar në Paris, në “Movie and Tv Makup Academy” dhe është e specializuar nga ‘makeup’ artistat me famë botërore .
Vitin e kaluar është kthyer nga Parisi dhe tash merret me filma, seriale dhe reklama te ndryshme.
Ajo kishte nderin te punonte me këngëtarin britanez Issac Gracie – Tarrifie, po ashtu punoi në reklamat ndërkombëtare të telefonisë “Huawei” dhe qëllimi i saj është që puna e saj te njihet në mbarë botën.
Karakteristika e artit të saj është një lloj grimi shumë unik dhe artistik, kurse frymëzimi i vjen nga puna e përditshme dhe temat aktuale të shoqërisë.
Arti i Fionës në “Beat Brunch” vjen me një mesazh të rëndësishëm por edhe qesharak. Tema e grimit titullohet “Na shkoj ftyra”, të cilën ajo me artin e saj e vizualizon në fytyrën e njeriut.
Ky inspirimi i vjen nga tendenca e madhe e shoqërisë tonë për të përdorë turpërimin në kontrollimin e mendimeve e sjelljeve jo konvencionale. /Telegrafi/