Grimeri i njohur shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic, ka qenë i ftuar i radhës në emisionin “Xing” me Ermal Mamaqin.
Ai ka rrëfyer shumëçka nga karriera e tij, duke treguar edhe për raportet që ka me Kimin.
Një nga momentet më qesharake të emisionit, është ai kur Mamaqi e pyet se për çfarë është më shumë krenar i ati i tij.
Dhe Mario përgjigjet dhe thënë se babai i tij është krenar që Mario i ka lyer Kimit pjesën e pasme të trupit me vaj.
Menjëherë pas kësaj, ai është pyetur se çfarë do të bonte po të jetonte këtu në Shqipëri, dhe ai dha një përgjigje mjaft interesante, duke thënë se do po të ishte në Shqipëri, do i futej politikës.
“Po të isha këtu, do kandidoja për president “, ka thënë ndër të tjerash, Mario Dedivanovic.
Ndërkohë, publiku e ka shoqëruar me ovacione dhe të qeshura deklaratën e tij, që mund ta ndiqni nga minuta 11:40. /Telegrafi/