Telegrafi

Grimeri shqiptar Dardan Gashi, me karrierë të suksesshme në Stokholm të Suedisë

Tashmë nuk është i vogël numri i shqiptarëve që kanë korrur sukses jashtë vendit.

I tillë është Dardan Gashi nga Kosova, i cili është një nga grimerët më në zë në Suedi.

Ai e ka të përqendruar aktivitetin e tij në Stockholm, ku ka të zhvilluar një karrierë të suksesshëm në fushën e makijazhit.

Grimeri Gashi shprehet se dashuria për vendlindjen është dashuria e dytë më e madhe në jetën e tij, pas nënës.

“Mendoj se Evropës dhe botës i mungojnë shqiptarët, një prekje e shqiptarëve, pasi më besoni, kur ju them që marr shumë mesazhe, ku më shkruajnë që shqiptarët janë këshilltarët e bukurisë më të mirë në këto momente”, thotë ai.

Dardani ka një eksperiencë të gjatë si make-up artist, duke punuar me shumë emra të njohur ndërkombëtarë. /Telegrafi/