Telegrafi

Grimeri shqiptar Armend Ramadani u kujdes për dukjen e këngëtares maqedonase në “Eurovision 2019”

Maqedonia e Veriut sivjet përfaqësohet në konkursin e madhe “Eurovision 2019” nga këngëtarja e njohur, Tamara Todevska me këngën “Proud”.

Ajo interpretoi në natën e dytë gjysmë-finale këngën përfaqësuese të shtetit të saj, ndërsa ka shkëlqyer me dukjen dhe interpretimin.

Kur jemi te dukja, duket se Tamara ka vendosur që paraqitjen t’ia besojë një nga shqiptarëve më të njohur në showbizin maqedonas.

Fjala është për grimerin e njohur, Armend Ramadani, i cili ka qenë pjesë e ekipit të Maqedonisë së Veriut sivjet në “Eurovision 2019”.

Tamara Todevska (Foto: Armend Ramadani/Instagram)

Në rrjetet sociale, grimeri shqiptar ka publikuar fotografi me këngëtaren maqedonase, e cila duket e kënaqur me punën e tij të bërë gjatë gjithë këtyre ditëve. /Telegrafi/

Grimeri shqiptar, Armend Ramadani, pjesë e ekipit të Maqedonisë së Veriut në “Eurovision 2019” (Foto: Armend Ramadani/Instagram)