Grimeri i famshëm botëror, Samuel Rauda, ka qenë i përfshirë në një aksident të rëndë gjatë javës që lamë pas.
I njohur në internet për punën e tij me emrat më të mëdhenj në showbiz si Kylie Jenner, Bebe Rexha, Ava Max e Nikita Dragun, ai thuhet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Reagimet lidhur me këtë nuk kanë munguar në rrjete sociale, ndërsa është hapur edhe një faqe për të mbledhur para për shërimin e tij.
Kylie Jenner ka ndarë një postim në rrjete sociale duke shkruar, “Zoti ju ruajt Samuel Rauda. Të gjithë të marrin pak kohë për të bërë lutje për Samuel”.
Në anën tjetër, Nikita Dragun po ashtu ka bërë një shkrim ku tregon se ka qenë bashkë me të në makinën me të cilën u aksidentuan.
“Ai u përfshi në një aksident dhe iu desh t’i nënshtrohej një operacioni në tru. Zemra ime është bërë copë-copë. Lutjet e mia janë për të dhe familjen e tij. Famila e tij hapi një faqe ‘go fond’ për të ndihmuan në mbulimin e kostove shumë të shtrenjta mjekësore. Çdo gjë ndihmon. Zot ruaje Sam-in”, shkroi mes tjerash ajo.
https://twitter.com/tellme49/status/1371892698022514689
Çfarë ndodhi me grimerin e njohur?
Raportohet se ai u përfshi në një aksident automobilistik, nga i cili mori dëmtime të trurit. Në këtë moment, nuk dihen detaje të tjera se ku ose si ndodhi aksidenti.
Siç është postuar nga disa njerëz të afërm të tij, familja e Samuelit krijoi një ‘GoFundMe’ për të ndihmuan në shërimin e tij.
Ai ruan një miqësi të mirë edhe me këngëtaren shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj. /Telegrafi/