Ai prej disa vitesh është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe jo më kot.
Bëhet fjalë për grimerin e njohur nga Prizreni, Arbër Bytyqi, i cili tashmë shquhet për transformimet e mahnitshme që bën.
I njëjti këtë herë ka qenë protagonist në rubrikën “50 pyetjet”, gjersa ka dhënë më shumë detaje rreth jetës e karrierës profesionale.
I pyetur se për çfarë paragjykohet më shumë, ai u përgjigj: “Për orientimin tim seksual”.
Bytyqi për një kohë jo edhe aq të gjatë ka arritur të rikthehet në një ndër grimerët e preferuar falë punës së jashtëzakonshme.
Ai tani përkujdeset për çdo artiste VIP, duke bërë të duken edhe më të veçanta në klipet e paraqitjet e tyre.
I njëjti mes tjerash komentohet tejet shumë edhe për pamjen e jashtme dhe për ndërhyrjet estetike që ka bërë në pamje. /Telegrafi/