Telegrafi

Grimcat e arit, në luftë kundër kancerit

Këta shkencëtarë amerikanë kanë thënë se teknika e re një ditë mjekëve mundet t’u ndihmojë në identifikimin dhe diagnostikimin e hershëm të tumoreve.

Përmes injeksioneve mjekët ua kishin hedhur këto grimca ari minjve, grimca këto të mbështjella me pjesë antitrupash që quhen peptidet "ScFv", e që kanë aftësinë e lidhjes së qelizave të kancerit. Ata kanë zbuluar se grimcat "lidhen" për tumor, e kur të ndriçohen me rreze laseri transmetojnë sinjale që është i veçantë për nga ngjyra.

Mjekët theksojnë se qelizat e kancerit ishin zbuluar në thellësi prej dy centimetrave, që grimcat e arit i bën tepër të përdorura për zbulimin e tumoreve në qafë dhe në kokë. Ekspertët theksojnë se duhet edhe disa hulumtime shtesë para se grimcat e arit të përdoren për zbulimin e tumoreve në mushkëri dhe abdomenin që gjendet më thellë në trup. /Telegrafi/